“Ndarja në PD e pritshme, përçarja i bën dëm”, Duka: Opozita duhet të jetë e fortë edhe nëse nuk vjen në pushtet

schedule13:35 - 26 Qershor, 2023

schedule 13:35 - 26 Qershor, 2023

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë të dhënë për “Tirana Live” ka komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita dhe Partia Demokratike në vetvete.

Duka është shprehur se është e vështirë se në këtë moment mund të mendohet më për një bashkim të mundshëm të PD-së por ato do të vijojnë që të funksionojnë si dy fronte të ndara dhe mund të bashkëpunojnë në raste zgjedhjesh.

Duke qenë pjesë e opozitës na interesonte që PD partia më e madhe opozitare mos të kishte përçarje por ne nuk kemi asnjë ndikim në këtë përçarje që ka kohë që ka filluar. Nuk është surprizë që kjo do të shkonte këtu dhe është shumë e vështirë që këto dy pjesë të PD do të bashkohen, por më e mundshme është që do të jenë me dy fronte që do të jenë me emra të ndryshme. Por e rëndësishme është që në garat e tjera elektrorale të bëhen bashkim forcash. Unë mendoj se kjo ndarje është e përkohshme dhe deputetët tashmë do e gjejnë veten në një nga këto fronte”, ka thënë Duka.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ajo që është e rëndësishme është ndryshimi i sistemit zgjedhor është ajo që do të bashkojë të gjithë opozitën bashkë.

Duka ka theksuar se një bashkëpunim i tillë do të ndihmonte që të ngrihej një frymë e sigurtë që vota të shkonte në drejtimin e duhur.

“Ajo që na bashkon ne si opozitë është ndryshimi i sistemit zgjedhor që ne e kemi filluar me kohë, ku partitë e vogla aleate, Shehi. Fatmir Mediu dhe Nisma Thurje kemi ndërmend që të bëjmë ftesë të gjithë formacioneve politike të zotit Berisha dhe PD-së të fillojmë një lëvizje të tillë dhe me përkrahjen e shoqërisë civile dhe të njerëzve të korrigjojmë kodin zgjedhor. Janë disa pika që ne mendojmë që të shtojmë, por ajo që është më kryesore është heqja e Hersit e cila është hequr nga Kushtetuesja por që në parlament nuk është marrë asnjë hap., votimi i emigrantëve dhe të kemi një proces sa  më shumë realitetit që vota të shkojë aty ku orientohet jo të shtrembëroihet siç ndodh me këtë sistem.

Opozita është e rëndësishme që të jetë e fortë që dhe nëse nuk është në pushtet të ketë fuqinë për të monitoruar mazhorancën. Pasi një mazhorancë kaq e fortë është shqetësuese. Ajo që mund të bashkojë opozitën janë idetë dhe nuk është se ne krijuam një gjë të re por është një gjë në interes të partive dhe të popullit. Nuk ka asnjë surprizë ardhja dhe kthimi i Bashës, pasi e gjithë rrjedha ishte e tillë pasi ai u largua për shkak të non gradës së Berishës dhe historia do të vinte patjetër kështu”, është shprehur kreu i PAA-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!