“Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi”, Lleshaj: Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe

schedule11:47 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 11:47 - 14 Dhjetor, 2020

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar pas konferencës së përbashkët zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Policia Italiane këtë të hënë, ku në fokus ishte lufta kundër kultivimit të kanabisit 2020.

Lleshaj shkruan se sot, Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë, pasi sipas tij 2020-ta ka shënuar vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria.

Lexo edhe: Konferencë e përbashkët Shqipëri-Itali, Veliu: 37% më pak lëndë narkotike e trafikuar drejt Italisë

Arsyet e këtij suksesi për ish-ministrin e Brendshëm, janë vullneti politik, angazhimi policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, ku sipas tij spikat ai me Italinë.

Gjithashtu ai u ndal edhe te operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, duke shtuar se është një tjetër arritje që duhet të bëjë krenar ata që luftuan.
“Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë fitore të rëndësishme”, shkruan ai.

Statusi:

Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi

Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:

  1. Vullneti i paepur politik;
  2. Angazhimi i fortë policor;
  3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor.

Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!