Ndarja e Shkupit me Tiranën për integrimin, ministrja gjermane: Kemi sinjale pozitive nga Bullgaria

schedule10:53 - 18 Janar, 2022

schedule 10:53 - 18 Janar, 2022

Nga Tirana nga ministrja gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann ka deklaruar se është optimiste sa i përket integrimit të vendit tonë në BE.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj ajo ka thënë se qeveria gjermane ka nisur punën që integrimi i vendeve të Ballkanit në BE të bëhet konkret sa më parë.

“Si qeveri e federale në marrëveshjen tonë të koalicionit kemi përcaktuar prioritetet. Do punojmë që anëtarësimi në BE e të gjitha vendeve të Ballkanit të bëhet konkrete. Që prej marrjes së detyrën prej një muaji e kam tematizuar këtë çështje në Bruksel që të ecim sa më parë. Jam optimiste që në të ardhmen e afërt të bëjmë hapa përpara në këtë drejtim”.

E pyetur nëse qeveria gjermane është pro ndarjes së  Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në çështjen e integrimit, ajo nuk dha një përgjigje konkrete por theksoi se është e rëndësishme që të ecet sa më shpejtë në këtë rrugëtim. Sipas ministres gjermane, janë bërë hapa përpara në këtë drejtim dhe kanë marrë sinjale pozitive nga Bullgaria, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe po pengon këtë proces.

“Sikurse e thashë për ne është më rëndësi thelbësore që të ecim sa më shpejt në këtë rrugë në nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë, kemi marrë sinjale pozitive edhe nga Bullgaria. Do angazhohemi të gjejmë në një moment të përshtatshëm dhe zgjidhjen”, u shpreh ministrja.

Për ministren gjermane, Shqipëria ka bërë hapa përpara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së saj në Shqipëri, ajo shprehet se procesi i vetingut ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë. Sipas saj, që këto reforma të mos bëjnë hapa prapa, janë të nevojshëm përfshirja në këto procese e qeverisë dhe opozitës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!