Policia në Dibër ka proceduar penalisht pesë simpatizantë të Partisë Demokratike pasi kanë ndaluar për të kontrolluar automjetin e punonjëses së postës. Sipas policisë, A.S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër ndaluan dhe kontrolluan automjetin në të cilin udhëtonte F. M, punonjëse në Postën e Maqellarës.
Punonjësja punon si pagatore dhe shpërndarëse e pensioneve në Njësinë Administrative Maqellarë. Pesë të proceduarit e kanë ndaluar punonjësen me dyshimet se po shpërndante para në këmbim të votave.
Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor, policia njofton se në automjetin që udhëtonte F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor. sb/abcnews.al/