Ndalon efektet e rrezatimit, jodi i më i shituri në farmaci

schedule16:28 - 18 Mars, 2022

schedule 16:28 - 18 Mars, 2022

Nga Ema Shazivari

Në depot farmaceutike në vend mungon jodi i kaliumit. Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, qytetarët kanë rritur kërkesën për këtë suplement, për të rritur nivelin e jodit në gjendrën tiroide, si një mundësi për të parandaluar efektet e një sulmi të mundshëm radioaktiv. Farmacistja Krisilda Plepi thotë për ABC se i ka shitur tabletat e fundit dhe tashmë është vështirë të gjendet.

Por endokrinologët flasin për efekte anësore të përdorimit pa kriter te jodit të kaliumit. Mjeku Dashamir Gjergji ngre shqetësimin se përdorimi i tepërt i këtij suplementi mund të shkaktojë sëmundje të rënda të tiroideve, deri në kancer.

Sipas mjekeve, në rast ekspozimit përballë lendeve radioaktive, nuk është vetëm gjëndra tiroide organi i pare që bie në kontakt.

Radioaktiviteti sipas mjekëve mund te depërtojë në çdo qelizë të trupit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!