Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalon “çmenduria” e Muçit/ Ylli shqiptar nuk shënon dot gol në ndeshjen e pestë radhazi

schedule12:52 - 18 Dhjetor, 2025

schedule 12:52 - 18 Dhjetor, 2025

Dashuria për të nuk ka ndryshuar aspak.

Ernest Muçi mbetet idhulli I tifozëve të Trabzonsporit, edhe kur nuk shënon, madje ndoshta tani janë bindur edhe më shumë për vlerën e tij.

Futbollisti I kombëtares shqiptare u la fillimisht në stol në sfidën e fazës së grupeve në Kupën e Turqisë, që u luajt në shtëpi kundër Analiasporit.

Në përfundim gjithçka u vendos nga goli I shënuar nga miqtë që në 17’, ndërsa Muçi e shfaqi sërish klasin e tij ndonëse në fushë ishte vetëm 30 minuta.

Ai provoi të shënonte vetë menjëherë pasi u aktivizua, në minutën e 63-të.

E pati mundësinë për të tundur rrjetën, rreth 7 minuta para përfundimit, por portieri mik Viktor bëri mrekullinë. Mëkat, do të kishte qenë goli I shtatë në 5 ndeshje, dhe realizim në pesë sfida radhazi.

Më pas krijoi një rast thuajse nga asgjëja duke shërbyer për shokun e ekipit.

Muçi mori përsipër gjithçka, pasime, gjuajtje, goditje nga këndi, por në futboll vlen edhe fati, po ashtu edhe kundërshtari.

Nuk mund të shënosh gjithmonë. Gjithsesi, futbollisti kuqezi e tregoi veten, ndërsa në Turqi vazhdon diskutimi për të ardhmen e tij.

Presidenti I Beshiktashit, Serdal Adali, ka deklaruar se gjithçka është e përcaktuar në kontratën mes dy klubeve, dhe do të realizohet sipas klauzolave.

Pra, ose Trabzonspori do të paguajë 8.5 milionë euro gjithsej për kartonin e tij, ose Muçi do të kthehet në Stamboll, dhe do të pritet të shihet nëse do të luajë sërish për Beshiktashin, apo do të shkojë në ndonjë skuadër tjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!