Charles Leclerc ka rënë prej e një vjedhjeje, gjatë një takimi që ka pasur me fansat të hënën në mbrëmje në qytetin toskan të Viareggio.
Kryesuesi i Formula 1 kishte dalë së bashku me disa miq të tij dhe trajnerin Andrea Ferrarri, kur u ndal për fotografi dhe autografe.
Më vonë ai e kuptoi se i mungonte në dorë ora tij Richard Mille RM 67-02, që kushton rreth 320 mijë dollarë.
Piloti i Formula 1 më pas ka bërë padi në polici dhe hetimet kanë nisur për të kuptuar nëse ishte një vjedhje e momentit, apo ishte planifikuar më parë. / abcnews.al