Forcat special turke kanë ndaluar një pjesë të familjarëve të liderit të vrarë të ISIS, Al Bagdadi. Të mërkurën është ndaluar bashkëshortja e tij, ndërsa një ditë më parë motra e madhe, dhëndri, një nga nuset dhe pesë fëmijët e saj.
Turqia ka ndaluar në Siri bashkëshorten e Al Baghdadit, liderit të ISIS të vrarë në fund të muajit tetor në vendin arab. Lajmi u konfirmua nga presidenti turk Erdoan sipas asaj që lexohet në të përditshmen filoqeveritare turke ‘Sabah’. Lajmi është publikuar dhe nga agjencia zyrtare e lajmeve Anadoll
Sabah shkruan se ditët e fundit, burime pranë qeverisë turke konfirmuan se edhe një nga motrat e mëdha të Al Bagdadit ishte ndaluar nga forcat turke të sigurisë, si dhe dhëndri i liderit, një nga nuset dhe pesë fëmijë. Erdoan komentoi dhe operacionin ushtarak amerikan që rezultoi me vdekjen e al-Baghdadi, si dhe për fushatën mediatike të këtij suksesi. Presidenti turk u shpreh se ishte ndaluar bashkëshortja e AL BAgdadit, dhe nuk ishte reklamuar si sukses, po ashtu dhe në rastin e ndalimit të motrës dhe dhëndërit të tij. Erdoan premtoi se do të vazhdonin akoma operacionet e këtij lloji. /abcnews.al