Ndalohet në Qafë-Thanë bullgari i dënuar nga gjykata e Tiranës për fshehje të të ardhurave

schedule17:18 - 26 Tetor, 2019

schedule 17:18 - 26 Tetor, 2019

Policia Kufitare në Qafë-Thanë, ka ndaluar në hyrje të Shqipërisë shtetasin bullgar të shpallur në kërkim. Ai është 52 vjeçari me iniciale G.K. banues në Bllagoevgrad  të Bullgarisë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!