Ndalohet në Gjermani biznesmeni që akuzohet për skandalin e naftës “Virgin”

schedule21:05 - 1 Shkurt, 2018

schedule 21:05 - 1 Shkurt, 2018

Ndalohet në Gjermani për qëllime ekstradimi Adrian Xhillari. Policia e shtetit ka njoftuar zyrtarisht këtë ndalim të kryer, sipas saj, ditën e sotme në Frankfurt nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Gjermani.

Por ky lajm, erdhi i përsëritur në të gjitha mediat shqiptare. Në 6 Nëntor të vitit të shkuar thuajse të gjitha mediat në Shqipëri, bazuar në informacione nga prokuroria, njoftuan arrestimin e 52-vjeçarit Xhillari, për të cilin kishte një urdhër ndalimi nga prokuroria shqiptare, lidhur me skandalin e naftës Virgin.

Sipas këtyre informacioneve biznesmeni i shpallur në kërkim nga Interpoli ishte arrestuar në Zvicër dhe pritej të nisnin procedurat e ekstradimit në Shqipëri. Pas informacionit të sotëm mbetet e paqartë si është e vërteta e arrestimit të Xhillarit, dhe si ka përfunduar ai në Gjermani, nëse ishte në Zvicër në pritje të ekstradimit, pas arrestimit të tij në këtë vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!