Ndalohet gruaja pranë shtëpisë së Roshit/ Kavajë, Xhuli Duda kapet me listë emrash në një takim me Elvis Roshin

schedule16:46 - 11 Maj, 2025

schedule 16:46 - 11 Maj, 2025

Është regjistruar incidenti i parë në Kavajë.

Nga burimet tona, kemi mundur të mësojmë se është shoqëruar Xhuli Duda, pasi është ndjekur nga agjentë civilë, është takuar me Elvis Roshin dhe më pas ka dalë për të vazhduar rrugën e saj ku është kapur me një listë me emrat e familjarëve të saj.

Dyshohet se është paguar në këmbim të votës. Zonja po merret në pyetje dhe po hetohet ndërkohë pritet të merret në pyetje edhe Elvis Roshi i cili ka pasur në dorë frerët e bashkisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!