Ndalohen shfaqjet në salla, ministrja e Kulturës: Me urdhër të ekspertëve të shëndetësisë

schedule16:51 - 5 Tetor, 2020

schedule 16:51 - 5 Tetor, 2020

Nga Leontina Nika

Sindikata e pavarur e trupës së Teatrit Kombëtar të premten e kaluar i kërkoi Ministrisë së Kulturës, lejimin e shfaqjeve në skenë, meqenëse baret dhe restorantet janë hapur.

Zv. Ministrja e Kulturës Meri Kumbe, thotë se shfaqjet në salla të mbyllura, nuk  do të lejohen ende.

Sallat mbeten ende të mbyllura për efekt të sigurisë shëndetësore të aktorëve dhe të vetë publikut deri në një njoftim të dytë nga instancat shëndetësore nëse do të na lejojnë ose jo, për tju kthyer në mënyrë graduale normalitetit. Vetë titullarët e institucioneve kanë depozituar pranë ministrisë protokollet për funksionimin e sallave,  është shprehur zv.ministrja.

Sipas Kumbes edhe disa  instrumentistë specifikë , nuk janë rikthyer në teatër,për shkak se stimulojnë , përhapjen e covid 19.

Artistët  dhe teatrot që të zhvillojnë aktivitetet kulturore, u duhet të rrinë me sy nga qielli, për mot të mirë, pasi shfaqjet lejohen vetëm në ambjente të hapura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!