Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndalohen punimet përgjatë bregdetit/ Kumbaro: Zero tolerancë edhe për zaptimin e plazheve publike

schedule14:15 - 20 Qershor, 2025

schedule 14:15 - 20 Qershor, 2025

Pastërtia e bregdetit është kthyer në një nga sfidat kryesore përgjatë këtij sezoni turistik ndërsa ka hyrë në fuqi urdhri për pezullimin e punimeve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë inspektimit nnë Kavajë tha se do të ketë zero tolerancë për subjektet që ndotin dhe për zaptimin e plazheve publike.

Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

“Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen vendepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!