800 emigrantë janë ndaluar në një operacion të madh të xhandarmërisë turke. Emigrantët u ndaluan në kufirin me Greqinë, ndërsa po bëheshin gati për të kaluar kufirin për në vendet e Bashkimit Evropian pa dokumenta të rregullta.
Të 808 personat janë ndaluar sot në zonat Uzunkoy, Enez, Ipsala dhe Meric në provincën veriperëndimore të Edirnes. Sipas agjencisë “Anadolu” bëhet fjalë për qytetarë të kombësive afgane, pakistaneze, bengaleze, eritreas, birmanezë, egjiptianë, marokenë, algjerianë, irakenë, iranianë dhe palestineze.
Të gjithë u transferuan në qendrat e pritjes së përkohshme për të vlerësuar statusin e tyre. /abcnews.al