Ndalohen 38 emigrantë të paligjshëm kurdë në Vlorë

schedule10:14 - 17 Janar, 2020

schedule 10:14 - 17 Janar, 2020

Policia e Vlorës ka ndaluar 38 klandestine kurdë të Iranit dhe Irakut. Ndalimi i tyre është bërë paraditen e kësaj të premteje  në Novolesë të Vlorës.

Informacionet bëjnë me dije se vetë emigrantët tregojnë se kanë ardhur në Shqipëri nga Greqia.  Deri në Kakavijë ata kanë udhëtuar me autobuz, ndërsa më pas kanë vijuar rrugën në kembë.

Ndërkohë policia po u merr deklaratat dhe më pas do të nisen drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë./abcnews.al