Abc ka zbardhur dëshminë e Emiljano Zeqillarit, i cili është personi që nxori nga deti trupin e pajetë të vazjës 7-vjeçare Jonada Avdia, e cila u përplas për vdekje në plazhin e Potamit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga ofioceri Arjan Tase.
Në dëshminë e siguruar nga gazetari i Abc Ermal Vija, Emiljano ka deklaruar në polici se ai ka qenë duke qëndruar në shezllon dhe ka parë një skaf të bardhë i cili është nisur me shpejtësi skëterrë pranë bregut të detit aty ku ndodhej Bledar Avdia bashkë me vajzën e pafat Jonadën.
Zeqillari ka thënë për uniformave blu se në një moment Bledari dhe të tjerët për rreth kanë bërtitur me forcë: “Ndalo se e vrave …”, ndërsa skafi ka goditur Jonadën e vogël, dhe i ka prerë trupin me helikë.
Ndërkohë sipas tij pas ngjarjes mjeti lundrues nuk ka ndaluar për të dhënë ndihmën e parë, kjo ka bërë qe vetë Emiljano të futet në ujë për të nxjerrë trupin e pajetë të 7-vjeçares.
/Abcnews.al/