Ndalimi i UNRWA’në Gaza, raportuesi i OKB-së: Është dënim me vdekje për palestinezët

schedule22:38 - 1 Nëntor, 2024

schedule 22:38 - 1 Nëntor, 2024

Raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, Michael Fakhri, deklaroi se ndalimi i Izraelit për agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë është një “dënim me vdekje” për gati 2 milionë njerëz që përballen me urinë ekstreme në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Fakhri, i bashkohet një liste në rritje të punonjësve dhe organizatave humanitare për të dënuar masën e parlamentit izraelit të hënën për të miratuar ligje që ndalojnë UNRWA-n të veprojë në vend.

“Ky është një dënim i garantuar me vdekje për … palestinezët në Gaza”, i tha Fakhri Michael, CNN të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!