Ndalimi i Endrit Dokles dhe Fatjon Muratit, reagon policia: Aksion “blic”, çfarë ndodhi

schedule22:37 - 8 Tetor, 2022

schedule 22:37 - 8 Tetor, 2022

Tiranë – Policia e Tiranës ka reaguar pë ndalimin e Endrit Dokles. Sipas njoftimit të policisë gjatë një aksioni është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy  të tjerë, Endrit Doklen, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçin, 39 vjeç.

Fatjon Murati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore .

Njoftimi: 

Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle., 39 vjeç, dhe Gentjan Reçi., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Fation Muratit., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin  Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore .

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!