Ndalimi i 50 sirianëve në Vlorë, shpallet në kërkim një prej atyre që i strehuan

schedule14:59 - 12 Janar, 2021

schedule 14:59 - 12 Janar, 2021

Një tjetër person është shpallur në kërkim këtë të martë, i cili dyshohet se ka strehuar 50 sirianët e ndaluar disa ditë më parë në Vlorë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se kanë qenë dëshmitë e klandestinëve të cilët kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të këtij shtetasi i cili nuk ka qenë në banesë në momentin kur janë kapur sirianët.

Shpallet në kërkim një tjetër person i cili dyshohet se ka strehuar klandestinet Siriane . Kane qene vete deshmite e klandestineve ç’ka kane orientuar hetimet.

Në bazë të dëshmive të mbledhura kladestinet kanë folur për një shtëpi dykateëshe dhe sipas tyre kanë ndenjur më shumë se 10 ditë në  katin e dytë të saj. Ndër të tjera policia e Vlorës bën me dije se dyshohet se personi i shpallur në kërkim identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka strehuar sirianët në një banesë dy katëshe në një nga fshatrat e Vlorës, në njësinë administrative Novoselë.

LEXO EDHE: Mes stuhisë: Gjenden 50 sirianë në Vjosë, do iknin me gomone në Itali

Ndër të tjera policia bën me dije se pas kontrollit të banesës nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

50 emigrantët janë shpëtuar mbrëmjen e 8 janarit të cilët ndodheshin në një gomone dhe prisnin që të  niseshin drejt Italisë.  Pavarësisht kushteve mjaft të vështira atmosferike dhe me një det mbi 5 ballë, gomonia ishte gati për t’u nisur për në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!