Në vijim të operacionit “Ndalesa Fundit”, autoritetet kanë arrestuar një persont ë shpallur në kërkim.
Këtë të shtunë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, kapën Edmond Xaka, 30 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Xaka ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme./abcnews.al