Pas lajmit se boksierët shqiptarë janë ndaluar në kufi nga pala Serbe, mori vemëndjen kryesorë në mediat shqiptare.
Menjëherë pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë Së Punëve të Jashtme të Kosovës, që bëjnë të ditur se qeveria e Kosovës po punon që t’i largojë barrierat ilegale të Serbisë në Kampionatin Botëror të boskit.
“Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës në kampionatin botëror”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
After our ?? national boxing team had been illegally blocked by ?? at the ?? – ?? border, the government along with allies is working hard to remove illegal ?? barricades against fair competition at the world championship.
— MFA Kosova ?? (@MFAKOSOVO) October 23, 2021
Ekipi përfaqësues i Kosovës në boks nuk u lejua të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Boksierët Kosovarë u ndaluan në kufirin e Kançulit edhe pse kishin disa orë pritje ata nuk u lejuan të kalojnë në shtetin Serb. /f.a/abcnews.al


