Policia e Tiranës ndaloi 5 persona pasditen e sotme për gjobëvënie dhe shpërndarje droge në autostradë pranë TEG-ut.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka siguruar pamjet e momentit kur agjentët e policisë ndërhyjnë në autostradë duke i ndaluar personat e dyshuar.
Grupin e goditur policia e cilëson si të rrezikshëm, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me emrat e personave të shoqëruar dhe cfarë është sekuestruar./ db/Abcnews.al