Teuta luan nesër një ndeshje shumë të vështirë ndaj Kukësit dhe para kësaj sfide në konferencë për shtyp foli një nga senatorët e ekipit të Martinit, Rustem Hoxha.
Mbrojtësi shprehet se nesër luajnë një betejë delikate dhe i kthehet edhe njëherë ndeshjes me Tiranën (1-1), për të cilën u shpreh se penalltia në favor të tyre duhej të ishte dhënë.
“Mendoj se ndaj Tiranës bëmë një ndeshje të mirë. Ne i dominuam ata, por për fat nuk ia dolëm. Pengu janë tre pikët dhe penalltia duhej dhënë. Ndaj Kukësit do jetë një ndeshje e vështirë.
Duhet të fitojmë ndaj tyre dhe ta mbyllim me fitore. Kur vjen fitorja me një shënim goli, është akoma më mirë. Jam i kënaqur me sezonin tim deri tani. Mendoj se meritë kanë të gjithë çunat. Një plus të madh e ka eksperienca”, u shpreh Hoxha. /abcnews.al