“Ndaj Holandës për fitore, ekziston një mënyrë”, mbrojtësi shqiptar optimist

schedule14:39 - 20 Qershor, 2021

schedule 14:39 - 20 Qershor, 2021

Visar Musliu është një nga lojtarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, kombëtare që po provon për herë të parë në histori emocionet e një Europiani.

Skuadra ballkanase është pjesë e grupit C. Dy ndeshjet e para i ka humbur, ndërsa nesër përballet me Holandën e vendit të parë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit (18:00).

Qendërmbrojtësi i hungarezëve të MOL Fehervar FC, analizon takimin ndaj ekipit të De Boer. “Është normale që jemi disi të zhgënjyer për rezultatet që kemi marrë deri tani.

Kishim pritshmëri më të mëdha, mendonim se do të dilnim më mirë, por jemi të motivuar në maksimum për takimin e fundit.

Jemi profesionistë, përfaqësojmë vendin tonë dhe do të luajmë deri në fund me dëshirën për fitore. Holanda është një skuadër jashtëzakonisht e fortë.

Gjithsesi, nuk ka rëndësi rivali dhe me lojë grupi mund të arrijmë fitoren. Do të luajmë një futboll solid dhe so synojmë t’i befasojmë me kundërsulme“, theksoi 26-vjeçari nga Gostivari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!