“Ndaj Holandës ndeshja e fundit”, Goran Pandev e mbyll me Maqedoninë e Veriut

schedule23:24 - 20 Qershor, 2021

schedule 23:24 - 20 Qershor, 2021

Mbrëmjen e nesërme në 18:00 Maqedonia e Veriut sfidon Holandën dhe kjo do të jetë beteja e fundit për Goran Pandev me kombëtaren e tij, të cilën arriti ta ndihmojë për të shkruar historinë.

37-vjeçari nga Strumica do e mbyllë nesër me kombëtaren, që do jetë ndeshja e 121-të. Deri më tani ai ka shënuar 37 gola dhe konsiderohet si një nga më të mirët e historisë së Maqedonisë.

“Kjo është ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar, mendoj se është momenti i duhur për të thënë lamtumirë.  Shpresoj që këta djem, kjo gjeneratë, të vazhdojë kualifikimet në Kupën e Botës.

Ata sjellin lumturinë për popullin e Maqedonisë së Veriut sepse ata janë lojtarë cilësorë, që luajnë për ekipe të mira dhe mendoj se meritojnë të kalojnë në Kupën e Botës”, tha Pandev. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!