Ndahet nga jeta Stephen Hawking, fizikanti që studioi origjinën e universit

schedule11:09 - 14 Mars, 2018

schedule 11:09 - 14 Mars, 2018

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare Stefan Haukin, fizikanti me famë botërore i cili vuante nga skleroza amiotrofike laterale, sëmundje që e detyroi të qëndronte në një karrige me rrota për pjesën më të madhe të jetës. Ai studio origjinën e universit dhe vrimat e zeza.

Stephen Hauking, astrofizikanti me famë botërore, u nda nga jeta në moshën 76 vjeçare në banesën e tij në Cambridge, të Britanisë së Madhe. Hauking vuante nga skleroza amiotrofike laterale e cila e detyroi të qëndronte në një karrige me rrota. Profesor në universitetin e Cambridge, Hauking ka qenë një nga fizikantët teorik më të njohur në botë: fama e tij i kushtohet sidomos studimeve për vrimat e zeza, kozmolojisë kuantike dhe origjinës së universit

Fëmijët e tij Lusi, Robert dhe Tim me anë të një deklarate për media shprehën dhimbjen për ndarjen nga jeta të të atit: Ishte një shkencëtar i madh dhe një burrë i jashtëzakonshëm puna e të cilit do të vazhdojë të jetojë për vite të tëra. Kurajoja e tij së bashku me humorin brilant ka frymëzuar shumë njerëz në botë.

Hauking ripërcaktoi kozmologjinë duke propozuar idenë se vrimat e zeza emetojnë rrezatime dhe më pas avullojnë. Ky process ndihmonnë shpjegimin e nocionit se vrimat e zeza janë ekzistuar në nivel mikro që nga Big Bang dge që më të voglat avullojnë më shpejt.

Libri i tij “Nga big bang tek vrimat e zeza. Historia e shkurtër e kohës”, i publikuar në vitin 1998 i dha famë botërore me 10 milion kopje të shitura dhe i përkthyer në 40 gjuhë të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!