Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare regjisori i shquar italian me famë ndërkombëtare, Bernardo Bertoluci. Fitues i 9 çmimeve Oskar, Bertoluci mbahet mend për kryevepren e tij “Tango e fundit në Paris”.
Është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare Bernardo Bertoluci, një prej regjizorëve më të mëdhenj të kinemasë italiane. Autor i kryeveprave si “Tango e fundit në Paris”, “900” dhe “Perandori i fundit” – film i cili në vitin 1987 fitori 9 çmime Oskar. Një mjeshtër i aftë për të prekur shpirtin e njerëzve por dhe për të infliencuar tek shoqëria me veprat e tij që kanë thyer shumë tabu. Ai ndërroi jetë në Romë pas mnjë sëmundjeje të gjatë.
Një spektator i apasionuar pas kinemasë franceze, ai zgjodhi kryeqytetin francez si skenë për të xhiruar “Tangoja e fundit në Paris”. Për filmin ai zgjodhi bashkëpunimin e aktorit Marlon Brando, dhe si protagonist femër Maria Shnaider. Filmi skandalizoi të gjithë botën për pamjet e forta, që i kushtuan regjizorit një proces dhe një dënim në Itali, ku për pesë vjet ai nuk kishte të drejtë përë të votuar. Në atë kohë Bertoluci deklaronte se e donte lirinë dhe ka qenë gjithnjë kundër çfarë do lloj forme censure./abcnews.al