Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, profesori i letërsisë angleze, Refik Kadija. Ai ishte një nga arsimtarët e dalluar që shumë brezave u mësoi gjuhën e Shekspirtit.
Kadija ka lindur në Shkodër të Shqipërisë në vitin 1941. Gjatë karrierës së tij pedagogjike, akademike dhe shkencore është marrë jo vetëm me mësimdhënie, por ka shkruar edhe libra, monografi, punime shkencore dhe profesionale, ka përkthyer disa vepra të letërsisë angleze, si dhe ka marrë pjesë në një mori kongresesh, simpoziumesh dhe konferencash shkencore jashë vendit.
Kadija ka qenë një ndër anglistët e parë dhe më të shquar në botën shqiptare dhe një ndër themeluesit e Departamentit të anglishtes në Universitetin e Tiranës./abcnews.al