Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare sociologu francez, Alain Turenne

schedule11:36 - 9 Qershor, 2023

schedule 11:36 - 9 Qershor, 2023

Sociologu dhe historiani francez Alain Touraine ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Alain Turenne ishte themeluesi dhe drejtor i kërkimit të Qendrës për Analizë Sociologjike dhe Ndërhyrje në Ecole Supérieur d’Etudes Sociales de Paris dhe autor i librave të shumtë.

Ai ishte një figurë e rëndësishme në themelimin e sociologjisë franceze të punës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai studioi lëvizjet punëtore dhe sociale në vendet e Amerikës Latine dhe Poloni (“Solidariteti” ose “Solidarnosc”, në vitet ’80). Puna e tij në Poloni e çoi atë në zhvillimin e metodës kërkimore të “ndërhyrjes sociologjike”, të cilën e zhvillon në librin e tij “La voix et le regard” (“Zëri dhe vështrimi”).

Ndërkombëtarisht, ai ishte një nga sociologët e njohur të lëvizjeve shoqërore, veçanërisht të majit ‘68 në Francë. Në atë kohë ai ishte profesor i sociologjisë në Nanterre. Duke pare situatën, ai shkroi një nga studimet e para. Viti 1968 shënoi kalimin nga puna dhe klasa punëtore në lëvizjet shoqërore.

Ai lindi në vitin 1925 në Hermanville-sur-Mer. Si drejtor i studimeve në Ecole des Hautes Etudes en Sciences Sociales (EHESS), në Paris, ai krijoi Qendrën për Studimin e Lëvizjeve Sociale (Centre d’etude des mouvements sociaux) dhe ishte i pari që prezantoi konceptin e një ” shoqërinë post-industriale”.

Ai ishte anëtar i Akademisë Evropiane, Akademisë Polake të Shkencave dhe doktor nderi i Universiteteve të Louvain, Gjenevë, Montreal, Bolonja, Meksikë, Peru etj./abcnews.al