Ndahet nga jeta në moshën 87 vjeçare filozofi italian Gianni Vattimo

schedule12:33 - 20 Shtator, 2023

schedule 12:33 - 20 Shtator, 2023

Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare filozofi italian Gianni Vattimo.

Lajmi është bërë i ditur në një postim në Facebook nga Simone Caminada, asistent dhe shoqërues i filozofit prej 14 vitesh. Vattimo ishte i njohur për zhvillimin e konceptit të “mendimit të dobët” si një kritikë e metafizikës tradicionale.

Ai ishte gjithashtu një parlamentar evropian.

Mediat vendase shkruajnë se Vattimo lindi në kryeqytetin piemontez më 4 janar 1936. Ai mund të konsiderohet si studiuesi më i madh i mendimit të Martin Heidegger-it, pasi ka pasur mësues të tillë si Hans Georg Gadamer. Antidogmatik, besimtar i patundur në faktin se rendi autentik i gjërave nuk mund të përshkruhet në mënyrë filozofike apo shkencore, ai kritikoi çdo pozicion metafizik.

Me Pier Aldo Rovatti ai redaktoi një përmbledhje me ese mbi të menduarit e dobët në 1983, nga të cilat ai u konsiderua si eksponenti më i madh. Gjithmonë është përpjekur t’i bëjë teoritë e tij të aksesueshme edhe për publikun më pak të kulturuar, me shkrim shumë të thjeshtë dhe të qartë. Ai e deklaroi veten komunist por “jo në kuptimin e vjetër marksist” dhe ishte shumë fetar. Ai e përkufizoi veten si “homoseksual dhe i krishterë” dhe konsiderohej një pararendës i çështjeve LGBT./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!