Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare kuzhinieri australian dhe krijuesi i tostit me avokado

schedule15:48 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 15:48 - 27 Dhjetor, 2023

Kuzhinieri i famshëm australian Bill Granger, krijuesi i tostit me avokado ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Një kuzhinier autodidakt nga Melburni, Granger u bë i famshëm si ‘Mbreti i mëngjesit’. Ai ndërroi jetë në një spital të Londrës në ditën e Krishtlindjeve me gruan dhe tre vajzat e tij në krah.

Ai do të mbahet mend si ‘mbreti i mëngjesit’ sepse e ktheu ushqimin e zakonshëm në diçka të veçantë”, kanë thënë fansat e tij në rrjetet sociale. “Ai do t’i mungojë të gjithëve”. Edhe pse shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga familja e tij, raportet thonë se ai ishte duke luftuar me kancerin muajt e fundit.

Gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, Granger shkroi 14 libra gatimi, bëri disa shfaqje televizive, hapi më shumë se një duzinë restorante në mbarë botën dhe pati mijëra fansa, shumë prej tyre bashkëmoshatarë të tij.

Të famshëm, duke përfshirë aktorin australian Hugh Jackman, ish-gjyqtarin e Masterchef Australia, Matt Preston dhe Jamie Oliver, ishin ndër ata që i bënë homazhe të ndjerit si një burrë i sjellshëm, i gjallë dhe simpatik.

Ai ishte njeriu më i dashur dhe gëzimi që na dha, qoftë përmes ushqimit të tij, librave, karakterizohej nga mirësia dhe bujaria e tij”, shkroi kuzhinierja Nigella Lawson në Instagram. “Jam shumë e dëshpëruar për familjen e tij. Është shumë e vështirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!