Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, Dallas Good, këngëtari dhe kitaristi i rok grupit kanadez, “The Sadies”. Ai ishte nën kujdesin e mjekut pasi vuante nga një sëmundje koronare.
Lajmin e hidhur e dha vëtë grupi përmes një njoftimi shkruan: “Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e papritur të mikut tonë të dashur, Dallas Good, të Sadies. Ai vdiq të enjten, më 17 shkurt për shkaqe natyrale, ndërsa ishte nën kujdesin e mjekut për një sëmundje koronare të zbuluar në fillim të kësaj jave. Ai ishte 48 vjeç.
Jam mirënjohës për ty, Dallas, për kaq shumë shfaqje të shkëlqyera, muzikë dhe kohë të mira. Nuk do të ndalemi kurrë së dëgjuari”.
Good ishte djali i Bruce Good i grupit “The Good Brothers”, një grup fitues i çmimit Juno që u fut në Sallën e Famës të Muzikës Kanadeze në 2004.
Në vitin 1994, Dallas dhe Brothe Travis bashkëthemeluan “The Sadies”, duke publikuar albumin e tyre të parë, “Precious Moments”, në 1998.
Grupi pati kulmin e suksesit në fillim të viteve 2000.
“The Sadies” patën bashkëpunime me Neko Case, Neil Young, Mekons, Kurt Vile, Buffy Sainte-Marie dhe artistë të tjerë./abcnews.al