Ka ndërruar jetë më moshën 138-vjeçare, burri më i vjetër në botë.
Ahmad Soufi, një anëtar i pakicës Kurd, vdiq në Saqqez, në provincën perëndimore të Kurdistanit, afër kufirit me Irakun.
Lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore Irna, duke specifikuar se ai vdiq “nga pleqëria”.
Sipas kartës së tij të identitetit, ai lindi në 28 Shkurt 1882, shumë më përpara se njeriu që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezi 117-vjeçar Kane Tanaka.
Megjithatë, Soufi nuk u rendit në listën e njerëzve më të vjetër në botë, ku japonezët renditen zyrtarisht të parët. l.k/abcnews.al