Kryetari i parë dhe i vetëm me ngjyrë i New York City, David Dinkins, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.
Nga të dhënat e para u tha se ai ndërroi jetë për shkaqe natyrore.
Djali i një berberi i lindur në 1927 në New Jersey, ai studioi në Universitetin Howard dhe Shkollën e Drejtësisë në Brooklyn. Më vonë vazhdoi të shërbejë si kryebashkiak i qytetit nga 1990 në 1993.
Pasardhësi i tij, Rudy Giuliani,tha se Dinkins kishte dhënë një “pjesë të madhe të jetës së tij në shërbim të qytetit tonë të madh. Ky shërbim respektohet dhe nderohet nga të gjithë”. /abcnews.al