Ndahet nga jeta kirurgia, Susan Love, e njohur për punën e saj kundër kancerit të gjirit

schedule15:41 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:41 - 4 Korrik, 2023

Susan Love, e cila, ndër të tjera, bashkëthemeloi Koalicionin Kombëtar për kancerin e gjirit, një grup që loboi për rritjen e fondeve federale për kërkimin e kancerit të gjirit, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.

Vdekja e saj u njoftua nga ‘Fondacioni Susan Love për Kërkimin e Kancerit të Gjirit’, i cili raportoi se ajo vuante nga leuçemia. Dr. Love u diagnostikua në vitin 2012 me leuçemi mieloide akute, një kancer i palcës së eshtrave.

Dr. Love, siç kishte treguar, u mor me kancerin e gjirit për shkak të “seksizmit”, pasi në vitet 1980 ishte një nga të paktat kirurge femra.

Unë isha një rezidente kirurgjikale në Harvard dhe kur u diplomova, askush nuk më ofroi punë,” tha ajo në një leksion në UCLA në 2018. “Unë vara një tabelë dhe papritmas të gjithë pacientet e mia ishin gra me probleme me gjoksin.

Dr. Love drejtonte klinika në Boston dhe Los Anxhelos, jepte mësim në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe në Shkollën e Mjekësisë David Geffen të UCLA dhe ishte një avokate e hershme e metodave më pak invazive.

Në vitin 1990, ajo u bë më e njohur me “The Breast Book” që ofronte informacione për trajtimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit. Libri është përkthyer në disa gjuhë dhe një botim i shtatë i përditësuar është planifikuar të dalë këtë vjeshtë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!