Ndahet nga jeta kapiteni i Fiorentinës

schedule12:27 - 4 Mars, 2018

schedule 12:27 - 4 Mars, 2018

Ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare në mënyrë të papritur futbollisti italian, Davide Astori. Kapiteni i skuadrës së Fiorentinës por dhe pjesë e kombëtares italiane ndodhej në hotel në pritje të ndeshjes së të dielës. Në shenjë zie janë shtyrë të gjitha ndeshjet në program për të dielën.
Një tragjedi për skuadrën italiane të futbollit Fiorentina dhe jo vetëm. Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur kapiteni i skuadrës, Davide Astori. Mbrojtësi 31-vjeçar u gjet pa jetë në një hotel në Udine, ku ndodhej për ndeshjen e së dielës. Sipas të dhënave të para, shkaku i vdekjes së futbollistit është një atak në zemër.
Në një postim në profilin zyrtar të skuadrës në Tëitter, shkruhet se Fiorentina është shumë e tronditur dhe e detyruar të pohojë lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Davide Astori. Për shkak të situatës dekilate dhe sidomos për respekt të familjes së tij janë shtyrë të gjitha ndeshjet në program për të dielën.
Seria A ka vendosur të ndalojë pas ndarjes nga jeta të futbollistit 31-vjeçar, komisioneri i Legës, Xhovani Malago, konfirmoi lajmin. Fillimisht një gjë e tillë u kërkua nga shoqata italiane e futbollistëve. Ku shkruhej se asnjë futbollist nuk dëshironte të zbriste në fushën e gjelbër, pas lajmit për vdekjen e kolegut të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!