Gordon McQueen, ish-mbrojtësi skocez i Manchester United është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare. Gordon McQueen u diagnostikua me kancer në 2011 dhe demencë në 2021, sëmundje që i morën jetën.
“Me trishtim të thellë ju njoftojmë vdekjen e Gordonit, i cili ndërroi jetë në shtëpi herët këtë mëngjes, duke lënë pas gruan e tij Yvonne, vajzat Hayley dhe Anna, djalin Eddie dhe nipërit e tij të dashur Rudy, Etta dhe Isla”, thuhej në njoftimin familjar.
Gordon McQueen nisi karrierën e tij te St Mirren, për të vijuar me Leeds dhe në fund me Manchester United, ndërsa luajti 30 herë për Skocinë.
Ai ishte në skuadrën për Kupën e Botës 1974 dhe 1978, por nuk mori pjesë në këtë të fundit për shkak të dëmtimit./ h.ll/abcnews.al