Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

schedule09:36 - 12 Prill, 2021

schedule 09:36 - 12 Prill, 2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Blerim Baruti është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai thotë se ish-deputeti do të përcillet në banesën e fundit me rrethin e ngushtë familjar për të respektuar masat e vendosura për shkak të pandemisë.

“Familjarë, miqë dhe dashamirë,  Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.

Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë. Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë!  Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!

Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!  Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se.  Ndërsa, të pame nuk do të ketë!”, ka shkruar ai./mv.abcnews.al