Ka ndërruar jetë të hënën në Romë në moshën 75-vjeçare Barbara Balzerani, e dënuar nga drejtësia italiane si pjesëtare e organizatës terroriste ‘Brigadat e Kuqe’. Ajo nuk u pendua kurrë, por shprehu “dhimbje të thellë për viktimat e terrorizmit”.
Balzerani iu bashkua organizatës ‘Brigada e Kuqe’ në vitin 1975.
Si pjesëtare, ajo mori pjesë në një sërë vrasjesh dhe në rrëmbimin e Aldo Moros më 16 mars 197, ku u vranë pesë anëtarët e eskortës së kryeministrit të atëhershëm të Demokristianëve.
Në vitin 1981, Balzerani mori pjesë në rrëmbimin e gjeneralit amerikan të NATO-s James Lee Dozier.
Autoritetet italiane mundën ta arrestonin më 19 qershor 1985, një nga anëtaret e fundit të organizatës që mbeti e pakapur.
Në vitin 2001 ajo kritikoi paraqitjen e Brigadave të Reja të Kuqe, ndërsa pesë vjet më vonë u lirua pas vuajtjes së dënimit në vitin 2011./abcnews.al