Kompozitori legjendar amerikan Stephen Sondheim është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmin e ka dhënë avokati i tij për New York Times, i cili tha se vdiq në shtëpi.
Sondheim ishte një titan i teatrit muzikor që i ktheu subjektet më të pamundshme në pika referimi argëtimi.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, ai shkroi partiturat e disa prej shfaqjeve më të njohura të Broadway, duke përfshirë Company, Follies dhe A Little Night Music. Sondheim shkroi gjithashtu tekstin për Ëest Side Story.
Kompozitori i lindur në Neë York fitoi 8 çmime Grammy, 8 çmime Tony, duke përfshirë arritjen speciale të jetës në Teatër, dhe 1 çmim Academy Aëard. Ai gjithashtu mori një çmim Pulitzer.
Në vitin 2015, Presidenti amerikan Barack Obama i dha Sondheim Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil, për punën e tij.
Avokati i Sondheim tha se kompozitori kishte festuar Ditën e Falenderimeve me miqtë një ditë para vdekjes së tij.
Homazhet për një nga kompozitorët më të nderuar të teatrit muzikor, kanë filluar./abcnews.al