Ndahet nga jeta Colin Powell, ish sekretari i parë amerikan me ngjyrë

schedule14:12 - 18 Tetor, 2021

schedule 14:12 - 18 Tetor, 2021

Colin Pawell, ish sekretari amerikan i parë i shtetit, me ngjyrë, i cili ishte pjesë e disa administratave republikane, është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare si pasojë e komplikacioneve të Covid 19. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në administratën e Shtëpisë së Bardhë, ai i dha formë politikës së jashtme amerikane. Lajmi  u konfirmua në Facebook, nga familjarët e tij.

Pawell ishte një ushtar profesionist, karriera e të cilit e çoi atë nga detyra luftarake në Vietnam në postin e këshilltarit të parë, me ngjyrë, për sigurie kombëtare pak para përfundimit të presidencës së Ronald Reagan; si dhe kryetari më i ri dhe i parë afro -amerikan i Shefave të Shtabeve të Përbashkëta nën presidencën e Bush.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe për një kohë në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një pretendent kryesor për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Colin L. Powell ka vizituar Tiranën në vitin 2003.  Powell u prit ne Aeroportin Ndërkombëtar të “Nënë Tereza” nga Fatos Nano. Ai zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Shtetit Shqiptar, si dhe nënshkroi një marrëveshje me Kryeministrin e atëhershëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!