Ndahet nga jeta arkitekti që bëri historinë e rrokaqiejve në botë, Rafael Vignoli

schedule08:27 - 4 Mars, 2023

schedule 08:27 - 4 Mars, 2023

Arkitekti i njohur uruguaian Rafael Vignoli, i cili projektoi rrokaqiejt ikonikë, si ai në rrugën Fenchurch të Londrës, i njohur më mirë si ‘Walkie-Talkie’ për shkak të formës së tij, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

“Në emër të familjes sime, kolegëve dhe shumë prej partnerëve tanë në mbarë botën, me dhimbje ju njoftoj se babai im vdiq papritur të enjten, më 2 mars, në moshën 78-vjeçare”, thuhet në mesazhin e postuar dje nga djali i tij në faqen e internetit të kompanisë së themeluar nga Vignoli dhe me qendër në Nju Jork.

Kush ishte arkitekti Raphael Vignoli

Arkitekti, i lindur në Montevideo në vitin 1944, ka lënë gjurmë në më shumë se 600 projekte në mbarë botën: mes tyre hotele, vende koncertesh, ambiente sportive, aeroporte dhe Ura e famshme e Rrumbullakët në Lagunën Garçon të Uruguait.

Manchester City, për të cilin ai projektoi qendrën e tij stërvitore “City Football Academy”, i shprehu ngushëllimet familjes së arkitektit të ndjerë përmes Twitter.

Disa nga krijimet e Vignolit kishin shkaktuar reagime. Një rast i tillë është rrokaqielli 85-katësh me pamje nga Central Park i Nju Jorkut, një kompleks apartamentesh, qiramarrësit milionerë të të cilit ngritën padi për zhurmë dhe dridhje.

Në Londër, rrokaqiell “Walkie-Talkie” u bë tituj në 2013 sepse reflektimi i dritës së diellit në fasadën e tij të zbrazët prej xhami kishte dëmtuar një Jaguar të parkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!