Ndahet nga jeta arkitekti i rindërtimit të Notre Dame

schedule17:50 - 19 Gusht, 2023

schedule 17:50 - 19 Gusht, 2023

Kreu i rindërtimit të  Notre Dame  pas zjarrit shkatërrues që shpërtheu tre vjet më parë, gjenerali  Jean-Louis  Georgelin vdiq në një aksident gjatë shëtitjes në Pirenej.

Vdekja e tij u raportua në mediat franceze dhe u konfirmua nga presidenti Emmanuel Macron .

“Kombi po humbet një nga ushtarët e tij të mëdhenj. Franca, një nga shërbëtorët e saj të mëdhenj. Dhe Notre Dame, arkitektin e rilindjes së saj ”, tha Macron në X.

74-vjeçari, një ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kreu i projektit të restaurimit të Katedrales Notre Dame, vdiq në male në një lartësi prej 2246 metrash.

Mobilizimi i ekipeve të shpëtimit ka qenë i menjëhershëm, ku një helikopter ka “krehur” zonën dhe më në fund ka lokalizuar arkitektin pak kohë më vonë.

Si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura Franceze (Cema) nga 2006 deri në 2010, Georgelin mbikëqyri operacionet në Bregun e Fildishtë, Afganistan, Ballkan dhe Liban. Macron e zgjodhi atë në vitin 2020 për të orkestruar rindërtimin e Katedrales Notre Dame./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!