Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë amerikane, Ruth Bader Ginsburg

schedule10:54 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:54 - 19 Shtator, 2020

Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta të premten. 87 vjeçarja vdiq nga kanceri i pankreasit, sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë. Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte gruaja e dytë që ka qenë anëtare e Gjykatës së Lartë, raporton BBC.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Para se të bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë në 1983,  Ginsburg ka qenë një aktiviste  për të drejtat e grave. Vdekja e saj nga ana tjetër i ka dhënë mundësinë Presidentit Donald Trump  të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë, madje edhe para zgjedhjeve të këtij nëntori, transmeton abcnews.al

Sipas radios publike kombëtare, disa ditë para vdekjes gjykatësja i kishte thënë mbesës së saj, Clara Spera,  : “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!