Aktori britanik Stephen Greif është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.
Aktori u bë i njohur për publikun e gjerë nga roli i tij në sezonin e 4-të të serialit të Netflix , ” The Crown “, ku luajti kryetarin e Dhomës, Bernard Weatherhill.
Siç bëri të ditur menaxheri i tij, aktori dha frymën e fundit, pa u bërë ende i ditur shkaku i vdekjes së tij.
“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të klientit tonë të mrekullueshëm, Stephen Grief. Karriera e tij përfshinte shumë role në ekran dhe skenë, duke përfshirë në Teatrin Kombëtar, RSC dhe West End. Ai do të mungojë shumë dhe mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, postoi në Twitter menaxheri i tij.
With great sadness we announce the death of our wonderful client Stephen Greif.
His extensive career included numerous roles on screen and stage, including at the National Theatre, RSC and in the West End.
We will miss him dearly and our thoughts are with his family and friends x pic.twitter.com/sYcwILCvNr— Michelle Braidman Associates (@TeamBraidman) December 26, 2022
Aktori kishte dy djem. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në fund të viteve 1960, me kompaninë e njohur britanike të produksionit “Royal Shakespeare Company”. Gjatë jetës së tij, ai fitoi disa nominime për çmime, duke përfshirë një çmim Olivier në 1979 për interpretimin e tij në Vdekja e një Shitësi në Teatrin Kombëtar.
Ai është shfaqur në TV në serialet fantastiko-shkencore të viteve 1970 Blake’s 7, serialin Citizen Smith, Coronation Street, EastEnders, Doctor Who dhe The Crown.
/abcnews.al