Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

schedule21:35 - 1 Mars, 2026

schedule 21:35 - 1 Mars, 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare aktori vlonjat i njohur i humorit, Mane Lumani.

Ndërsa prej kohesh vuante nga një sëmundje e rendë. I njohur si një nga katër parodistët legjendarë të Vlorës, Lumani la gjurmë të pashlyeshme në botën e humorit dhe të skenës shqiptare.

Që prej vitit 2004, ai nuk fliste më. Shkak u bë një ndërhyrje kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën të gjitha kordat, pas një mase tumoriale të hequr prej aty.



Mane Lumani nisi karrierën e tij artistike si aktor amator në vitin 1974 në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati për talentin e tij të jashtëzakonshëm në humor dhe aftësinë për të imituar figura të ndryshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!