Aktori i njohur amerikan Raymond G. Allen ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Vajza e tij, Ta-Ronce Allen, konfirmoi lajmin në faqen e saj në Facebook , duke shkruar: “Çfarë dite ka qenë kjo. Kjo ka qenë një nga ditët më të vështira të jetës time që kam humbur babanë tim Raymond Allen”, ka shkruar ajo.
Familja e yllit konfirmoi që vdekja e tij nuk kishte lidhje me COVID-19, por Raymond kishte probleme me frymëmarrjen. Aktori që prej vitit 2016 vuante nga një sëmundje në mushkëri.
Raymond u bë i famshëm me rolin e xha Woodyt që kishte tek seriali “Sanford and Son”. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në filmat ‘Starsky dhe Hutch’, ‘The Jeffersons’ e shumë filma të tjerë. /abcnews.al