Ndahet nga jeta aktori i famshëm i telenovelave meksikane, u bë i njohur me rolin te “Rebelde”

schedule21:55 - 8 Nëntor, 2021

schedule 21:55 - 8 Nëntor, 2021

Një lajm i trishtë vjen për adhuruesit e telenovelave meksikane. Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare një nga aktorët më të dashur për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Enrique Rocha, i cili është shfaqur në shumë telenovela, si: “Zemër e egër”, “Dy Gra një rrugë”, “E drejta per te dashur” e shumë role të tjera.

Mirëpo, më i njohur ai u bë për publikun shqiptar me rolin tek “Rebelët” si babai i Diegos. Rocha ka qenë i preferuar nga të gjitha moshat, duke i bërë të gjithë për vete.

Ndërkohë, arsyet e vdekjes së aktorit nuk janë bërë publike./abcnews.al