Ndahet nga jeta 19-vjeçari shqiptar në Itali

schedule22:46 - 14 Gusht, 2018

schedule 22:46 - 14 Gusht, 2018

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi kishte mbetur i plagosur në një aksident të disa ditëve më parë. Viktima është Mateo H., i cili u nda nga jeta pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të aksidentit. Në aksidentin ku u përfshi shqiptari ishte edhe shoku i tij italian, 19-vjeçari Marco Crini, i cili humbi jetën dy ditë pas përplasjes.

Të rinjtë ishin duke biseduar në anë të rrugës me njëri-tjetrin kur u përplasën nga një furgon i drejtuar nga një 51-vjeçar. Dy adoleshentët mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në spital. Italiani Marco Crini ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit, ndërsa shqiptari Mateo H. u nda sot nga jeta. /tvklan.al