Një problem teknik i tankerit që transportonte vaj luledielli bllokoi për disa orë lundrimin e anijeve në Ngushticën e Bosforit duke “ndarë” kështu për disa orë Detin e Zi me Marmaranë dhe Mesdheun.
‘Ayçiçek yağı’ Boğaz’ı kapattı
— Odatv (@odatv) December 21, 2021
Mediat turke raportojnë se anija “USICHEM” që po transportonte vaj luledielli nga Rumania për në Spanjë pësoi një defekt teknik teksa po lundronte në Ngushticën e Bosforit duke detyruar autoritetet lokale që të urdhërojnë ndërprerjen e lundrimit për anijet e tjera që ndodheshin aty, përcjell abcnews.al.
Më pas u mësua se anijes në fjalë i kishte rënë spiranca në det teksa po lundronte për shkak të një problemi teknik.
Menjëherë pranë anijë mbërritën anijet e shërbimit për ta shoqëruar atë në një zonë të sigurt deri në rregullimin e problemit.
Lundrimi mes Detit të Zi atij Marmara rifilloi pas disa orësh. /abcnews.al